Programi Arti konceptual dhe mediet e reja - Bachelor

Studimet e nivelit Bachelor të Drejtimit të Artit Konceptual përgatisin studentët në mënyrë profesionale që pas përfundimit të këtij niveli të studimeve, të jenë të aftë të ushtrojnë profesionin e tyre në krijimtari artistike.
Bazuar në plan-programet e lëndëve të këtij drejtimi, studentët do të arrijnë mëaimin profesional - shkollor në aspektin praktik, teorik dhe pedagogjik. Ata do të aftësohen plotësisht në aplikimin e specifikave të lëndës bazë-Artit Konceptual (duke perfishirë edhe shprehjet dhe mediat e reja artistike): Piktura abstrakte, Video dhe Videoinstalacioni, Multimedia, Filozofi, Antropologji, Studimet gjinore, etj.
Këto studime do të aftësojnë studentin që të krijoj në mënyrë origjinale, profesionale dhe kreative të shfrytëzojnë potencialin e tyre intelektual për të formuar personalitetin e tyre krijues. Gjithashtu do të jenë të aftë që të jenë pjesë aktive e edukimit të gjeneratave të reja (mësimdhënie).
Pas përfundimit të këtij niveli të shkollimit, studentët e këtij drejtimi do të pajisen me diplomë universitare në të cilën shënohet “BACHELOR I Artit Konceptual”.

Objektivat:
   - Praktikimi i metodave të reja në art,si dhe hulumtimi,kërkimi që do t’iu mundësoj studentëve të jenë në trend me të arriturat artistike në shkollat si motra në rejon dhe me gjërë.
   - Praktikimi i mediumeveve të reja në artet bashkohore,si dhe informatat në aftësimin e tyre të transmetimit të njohurive tek tjerët-ligjerojnë artin (komponimi i artit praktik me ate teorik).
   - Përgatitja e studentëve për organizimin e Ekspozitave përfundimtare të tyre.
   - Krijimi i një reputacioni artistik bashkohor në vend,rajon dhe më gjërë.Njëherit sjellja e përvojave nga jasht tek ne.
   - Krijimi i një asociacioni të vecant apo rrjeti artistik,kuratorë,pedagog të artit etj.si dëshmi të prezentimit të vlerave të njëmenda artistike dhe afirmimi i tyre jasht vendit.
   - Si objektiv dominant do jetë perspektiva e studentëve pas diplomimit për orientim artistik,për të ardhmen e tyre në treg.Të punësohen në Institucione arsimore,kulturore,si mësimdhënës, organizator,kurator apo menagjer arti,pos asaj të jenë artist vizuel të pavarur.E kjo do të ishte me interes kadrovik për Institucionet kulturore si: Muzeumet, Galeritë etj.

Rezultatet e të nxënit:
   - Aftesimi i studenteve per te menduar ne menyre kritike per fenomenet e ndryshme ne shoqerite ku ata veprojne dhe punojne.
   - Aftesimi i studenteve qe konceptin ose idene ta inkorporojne ne vepren ose projektin artistik.
   - Aftësimi i studentëve për kompozimin e veprës ose projektit artistik me të gjitha elementet dhe parimet figurative, në mënyrë profesionale.
   - Aftësimi i studentëve në mënyrë profesioale për aplikimin praktik , teorik dhe pedagogjik të të gjitha specifikave të lëndëve të këtij drejtimi.
   - Aftësimi i studentëve për pjesëmarrje aktive në jetën artistike dhe prezantim para publikut vendor dhe ndërkombëtar (ekspozita).
   - Aftësimin dhe përgatitja e studentëve në mënyrë profesionale për studime në nivelet më të larta të shkollimit.
   - Aftësohen për plasim në tregun e punës dhe bartjen e njohurive të fituara në gjeneratat e reja dhe menaxhim të ngjarjeve dhe institucioneve kulturore.