Programi Dizajn grafikë - Bachelor

Drejtimi i Dizajnit Grafik, realizohet përmes këtyre lëndëve: Shkrime Tipografi, Përgatitje e librit, Grafikë Reklamuese, Fotografi dhe Multimedia te cilat ofrojnë përvojë cilësore në mësimdhënie bashkëkohore dhe aftësim profesional në fushat e komunikimit masiv, programeve elektronike të kohës. Mediat e reja interaktive dhe angazhimin praktik te studenteve ne studimet te nivelit Bachelor.
Studentët e Fakultetit të Arteve të cilët diplomojnë në Drejtimin e Dizajnit Grafik do të arrijnë aftësim profesional në fushën e krijimtarisë artistike në disa nëndegë specifike të cilat së bashku e përbëjnë një simbiozë të përzgjedhur për aftësim në këto fusha:
   - Ilustrim e dizajn – aftësim profesional për krijime në fushën e botimit ditor dhe periodik, duke përfshirë këtu ilustrimet, karikaturat, faqosjet artistike me tipografi, llojet dhe teknologjitë e shtypit bashkëkohorë të të gjitha botimeve grafike, si në libra, ilustracione, broshura, katalogje etj.
   - Kaligrafi e tipografi – aftësim profesional për kreacione bukurshkrimi me njohje të periudhave të kaluara kaligrafike si dhe aftësim për formësimet tipografike për dizajnet e industrisë botuese, reklamuese të tekstilit apo gjetiu.
   - Komunikim vizuel – aftësim profesional për kreativitet artistik në fushën e reklamës grafike të të gjitha prodhimeve të ambalazhuara dhe total dizajneve afishuese në institucione dhe ndërmarrje të ndryshme, si logot, momerandumet, posterët etj.
   - Mediat digjitale – aftësim profesional për kreativitet profesional në fushën e komunikimit masiv përmes ëeb faqeve të dizajnuara dhe mediumeve tjera elektronike të kohës.
   - Fotografia – aftësim profesional për krijime, historik dhe zhanre të fotografisë artistike të cilat gjejnë aplikim në degë të ndryshme të artit figurativ dhe aplikativ.
Pas përfundimit të studimeve studentët e këtij drejtimi pajisën me diplomë universitare në të cilën shënohet / BACHELOR I DIZAJNIT GRAFIK/, ndërsa në aneksin e diplomës shënohet profili i ngushtë të cilin studenti e zgjedh nga fushat e lartshënuara.

Objektivat:
   - Zgjidhjen e detyrave te parashtruara nga lendet e dizajnit grafik
   - Informatat e domosdoshme dhe udhëzimet për terminologjinë profesionale
   - Zbatimi i shkathtësive vetanake artisitike figurative në projektet ideore
   - Që studenti të ketë bazamentin edukativ për një shtrirje më të gjerë artistike
   - Të arrije shkallen e pjekurisë profesionale artistike dhe kulturore

Rezultatet e te nxënit:
   - Me përfundimin e studimeve te nivelit Bachelor student do te:
   - Të ketë njohuri te plote profesionale
   - Të veproj i pavarur në zgjidhjen e problemeve artistike
   - Të ketë aftësi profesionale për kreativitet artistik në fushën e dizajnit grafik
   - Të arrijë shkallë të pjekurisë artistike dhe formimin të personalitetit
   - Të kyçet në mënyrë aktive në manifestimet kulturore
   - Të din te vlerësoj dhe analizoj në mënyrë kritike dhe vete kritike.