Programi Grafikë - Bachelor

Studentët e Fakultetit të Arteve të cilët diplomojnë në Drejtimin e Grafikës do të arrijnë aftësim të pavarur krijues në fushën e grafikës origjinale dhe do të profesionalizohen për punë në këto lëmi:
   - Grafik i pavarur figurativ në teknika të shtypit manual dhe atij të digjitalizuar, duke përfshirë këtu edhe krijime të ndryshme nga masmediumet vizuale dhe sitoshtypin.
   - Aftësim kompetent për procesin edukativo-arsimor të artit figurativ për shkollat fillore dhe të mesme.
   - Aftësim për punë në institucione kulturoro-artistike, si në muzeume të artit, galeri, biblioteka e organizata tjera artistike etj.
   - Pas përfundimit të studimeve studentët e këtij drejtimi pajisën me diplomë universitare në të cilën shënohet /BACHELOR I GRAFIKËS/, ndërsa në aneksin e diplomës shënohet profili i ngushtë të cilin studenti e zgjedh nga fushat e lartshënuara.

Përshkrimi i drejtimit: Drejtimi i Grafikës në këtë nivel u ofron studentëve vijimin e kursit katërvjeçar me nga gjashtë orë në javë duke u ofruar fushë të gjerë të teknikave dhe proceseve grafike me theks të veçantë në zhvillimin e të menduarit kritik dhe koncepteve artistike individuale. Programi i kursit përfshinë teorinë dhe praktikën e teknikave: relievore, intaglios, monotipisë, kolografisë, grafikës digjitale, grafikës tri-dimensionale të cilat studentët angazhohen në diversitetet dhe qasjet e praktikave tradicionale dhe kontemporane. Ky nivel përgatitë artist dhe kuadro për arsimin e ulët dhe të mesëm.

Objektivat:
Studentët që mbarojnë studimet në nivelin Bachellor, do të:
   - Interpretojnë historinë e grafikës, ndarjen e saj në bazë të realizimit të shtypit si dhe dallimin në mes të grafikës unikate dhe industriale. Përdorin fjalorin e shprehjeve bazike profesionale nga lëmia e grafikës.
   - Realizojnë grafika me komponentet përbërëse grafike: vijat, sipërfaqet, teksturat dhe ngjyrat.
   - Punojnë grafika në teknikat e shtypit të lart, shtypit të rrafshët, shtypit të thellë, të shtypit të depërtueshëm, shtypit digjital dhe interaksionin në mes këtyre teknikave.
   - Interpretojnë verbalisht reflektimet individuale për realizimet e tyre grafike dhe të grupit.
   - Organizojnë ekspozita kolektive dhe individuale.

Rezultatet e te nxënit:
Studentët të cilët me sukses i përfundojnë studimet në nivelin Bachellor janë në gjendje të:
   - Emërtojnë fjalorin profesional grafik dhe të dallojnë idetë dhe proceset grafike në punën e tyre praktike.
   - Të iniciojnë dhe eksplorojnë konceptet dhe proceset artistike individuale në vargun e demonstrimeve praktike të grafikës tradicionale me theks të veçantë në eksperimentimin me ide dhe teknika grafike dhe material por jo të kufizuar vetëm në: linoleum, dru, alumin dhe bakër.
   - Dallojnë masat e sigurisë dhe të mbrojtjes së shëndetit gjatë përdorimit të veglave, mjeteve të punës dhe kemikaleve për realizime grafike.
   - Emërtojnë principet themelore në procesimin e Grafikës Digjitale.
   - Dallojnë dhe përdorin interferimin e teknikave të shtypit digjital me teknikat tradicionale.
   - Përdorin Grafikën Digjitale në materialet tri-dimensionale në realizimet e tyre grafike.
   - Ekspozojnë punimet e tyre dhe të diskutojnë idetë, synimet dhe opinionet e tyre për vlerësimin kritik të realizimeve grafike individuale dhe të grupit në studio dhe në ekspozita.

Metodologjia e mësimdhënies:
Mësimdhënia e drejtpërdrejtë, mësimdhënie joedrejtpërdrejtë: individuale dhe në grup, mësimdhënia kompetente, ligjërime dhe diskutime për proceset, teknikat grafike dhe punimet e ekspozuara,. Planifikimin e ligjëratave të profesorëve, artistëve visitor, teoristëve dhe kritikëve të artit (në varësi të buxhetit të fakultetit).