Programi Pikturë - Bachelor

Studimet e nivelit Bachelor të Drejtimit të Pikturës përgatisin studentët në mënyrë profesionale që pas përfundimit të këtij niveli të studimeve, të jenë të aftë të ushtrojnë profesionin e tyre në krijimtari artistike dhe në mësimdhënie apo edukim të gjeneratave të reja.
Bazuar në plan-programet e lëndëve të këtij drejtimi, studentët do të arrijnë sukses profesional artistiko-pedagogjik, si në aspektin praktik, teorik dhe edukativ. Ata do të aftësohen plotësisht në aplikimin e specifikave të lëndës bazë-Pikturës dhe lëndëve tjera të këtij drejtimi: Pikturë monumentale, Teknologji e Pikturës, Metodikë e Kulturës Figurative, Historia e Artit etj.
Këto studime do të aftësojnë studentin që të krijojë në mënyrë të pavarur origjinale, artistike dhe kreative dhe të shfrytëzojnë potencialin e tyre intelektual për të formuar personalitetin e tyre krijues, gjithashtu do të jenë të aftë që të jenë pjesë aktive e edukimit të gjeneratave të reja (mësimdhënie).
Pas përfundimit të këtij niveli të shkollimit, studentët e këtij drejtimi do të pajisen me Diplomë universitare në të cilën shënohet “BACHELOR I PIKTURES ”.

Objektivat
:
    - Aftësimi i studentëve për kompozimin e veprës artistike me të gjitha elementet dhe parimet figurative, në mënyrë profesionale.
    - Aftësimin i studentëve në mënyrë profesionale për aplikimin praktik, teorik dhe pedagogjik të të gjitha specifikave të lëndëve të këtij drejtimin.
    - Aftësimi i studentëve për pjesëmarrje aktive në jetën artistike dhe prezantim para publikut vendor dhe ndërkombëtar (ekspozita).
    - Aftësimin dhe përgatitja e studentëve në mënyrë profesionale për studime në nivelet më të larta të shkollimit (Master, Doktoratë).

Rezultatet e të nxënit:
Studentët me përfundimin e studimeve të nivelit Bashelor do të:
    - Aftësohen për kompozimin, vendosjen, formësimin, materializimin e objektit në hapësirë dhe studimin e fenomenit të dritë - hijes.
    - Aftësohen në aplikimin e teknikës monokromë (bardh e zi) dhe polikrome (me ngjyra).
    - Aftësohen për krijim origjinal - kreativ, analizë, hulumtim, gjykim kritik dhe kërkim intelektual artistik.
    - Aftësohen për plasim në tregun e punës dhe bartjen e njohurive të fituara në gjeneratat e reja dhe menaxhim të ngjarjeve dhe institucioneve kulturor.