Programi Skulpturë - Bachelor

Studimet e këtij niveli të skulpturës janë studime ndërdisiplinare që lidhen dhe kombinohen me punën praktike dhe teorike të drejtpërdrejtë në studio me përmbajtje ideore dhe teorike.
Kjo formë e organizimit të programit i mundëson studentit për tu përballur në të njëjtën kohë me teori formale,materiale dhe nivelin konceptual të lidhur me imagjinatën orientuese dhe kushtet të realizimit të formës skulpturale dhe perceptimit të sajë.
Studentët e Fakultetit të Arteve të cilët diplomojnë në Drejtimin e Skulpturës do të arrijnë aftësim të pavarur krijues në fushën e skulpturës artistike dhe krijimeve tjera tredimensionale të cilat gjejnë aplikim në vend-qëndrime të ndryshme kohore. Ata njëherit aftësohen edhe për punë praktike në këto lëmi:
    - Skulptori i pavarur figurativ në teknika dhe teknologji përpunuese.
    - Ideator dhe ekzekutues tekniko-teknologjik në modelime të ndryshme industriale, në enterier dhe eksterier, në qeramikë unikate, në skenografi për mediume televizive film e teatër, në restaurim e konservim të muzeumeve, galerive dhe instituteve të trashëgimisë kulturore.
    - Aftësim kompetent për procesin edukativo-arsimor të artit figurativ për shkollat fillore dhe të mesme.
    - Pas përfundimit të studimeve studentët e këtij drejtimi pajisën me diplomë universitare në të cilën shënohet / BACHELOR I SKULPTURES /, ndërsa në aneksin e diplomës shënohet profili i ngushtë të cilin studenti e zgjedh nga fushat e lartshënuara.

Objektivat :
   - Studenti inkurajohet të reflektoj si dhe të shqyrtoj dhe eksperimentoj për të zhvilluar format skulpturale dhe procedurat përmes zgjidhjeve ekzistuese dhe në konventat e punës individuale të tij.
   - Nënkuptojnë njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë që do ti fiton studenti
   - Zotërimi i aftësive themelore dhe punës së ndërlikuar ,teknikat, metodat, procedurat dhe proceset
   - Aftësia për të zotëruar gjithë procesin e materializimit të një forme skulpturale.

Rezultatet e të nxënit:
   - Të dijë të analizojë dhe studioj në mënyrë të pavarur një problem skulptural.
   - Të zhvilloj pune individuale artistike skulpturale ne përpunimin e materialit ( dru, argjilë, gjips, metal etj).
   - Të dijë te vlerësojë në mënyrë kritike dhe vetëkritikë problemin figurativ
   - Të zhvilloj aftësinë e krijimit – modelimit apo punimit artistik.

Metodologjia e mësimdhënies
:
   - Puna praktiko-teorike në klasë gjate procesit mësimor
   - Detyra konkrete te materializimit te kompozimit si dhe debatimit rreth ecurisë së punës praktike me studentët në mënyrë individuale dhe grupore
   - Kryesisht detyrat punohen dhe realizohen në klasë.
Korrektura nga mësimdhënësi është domosdoshmëri dhe puna praktike nga ana e studentit në mënyrë individuale por edhe grupore.