Dega e Arteve Muzikore

Programet e studimit në Degën e Arteve Muzikore

      1. Instrumentet harkore - BA
      2. Instrumentet frymore - BA
      3. Solo këndim - BA
      4. Piano - BA
      5. Pedagogji e përgjithshme muzikore - BA
      6. Kompozim - BA
      7. Dirigjim - BA

Programi Instrumentet Harkore - BA
Drejtimi Interpretim ofron studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësitë muzikore interpretuese dhe pedagogjike për të realizuar dy nga aspektet e jetës artistike të një instrumentisti; atë të karrierës profesionale përmes interpretimit dhe atë të karrierës pedagogjike përmes mësimdhënie të instrumentit në nivele të ndryshme të formimit profesional të instrumentisteve të rinj.

Objektivat
   - Studentët e drejtimit Interpretim-Instrumentet me harqe do të marrin njohuri të mjaftueshme në të gjitha disiplinat e artit muzikor.
   - Studentët e mirë marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme studentore brenda dhe jashtë vendit.
   - Studentët përgatiten për karrierë profesionale në fushën e artit muzikor duke pasur eksperiencë të mjaftueshme si në anën praktike ashtu edhe atë teorike.

Rezultatet e të nxënit
Studentët më përfundimin e këtij programi të studimit do të:
   - Fitojnë njohuri për të punuar si instrumentist dhe pedagog ne interpretim muzikor.
   - Krijojnë koncepte solistike dhe kamertale dhe marrin pjesë në orkestër.
   - Pajisën me njohuri të bollshme për rrjedhën historike të zhvillimit të artit, deri tek muzika bashkëkohore.
   - Do të jenë në gjendje që nën mbikëqyrjen e profesorëve dhe përmes organizimit të seminareve dhe master-kurseve me profesorë të tjerë nga vendi dhe bota të fitojnë përvoja praktike të interpretimit të shkollave dhe teknikave të ndryshme.
Studentët do të aftësohen për aplikimin e njohurive praktike dhe teorike, respektivisht për luajtjen në instrument dhe përsosshmërinë artistike dhe teknike në instrument.
Lënda e instrumentit i përket një pune të veçantë individuale të vetë studentit që dhe në fund të studimeve studenti aftësohet për të kryer punët profesionale-artistike. Secili student duhet të punoj- ushtrojë në mënyrë individuale sepse këto lëndë kërkojnë angazhim maksimal edhe jashtë orëve të kontaktit me profesorët. Pra, ky element është shumë i rëndësishëm për përparim të mëtutjeshëm të punës të suksesshme individuale.


Programi Instrumentet frymore - BA
Drejtimi Interpretim ofron studentëve mundësinë për të zhvilluar aftësitë muzikore interpretuese dhe pedagogjike për të realizuar dy nga aspektet e jetës artistike të një instrumentisti; atë të karrierës profesionale përmes interpretimit dhe atë të karrierës pedagogjike përmes mësimdhënie të instrumentit në nivele të ndryshme të formimit profesional të instrumentisteve të rinj.

Objektivat
   - Studentët e drejtimit Interpretim-Instrumentet me frymë do të marrin njohuri të mjaftueshme në të gjitha disiplinat e artit muzikor.
   - Studentët e mirë marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme studentore brenda dhe jashtë vendit.
   - Studentët përgatiten për karrierë profesionale në fushën e artit muzikor duke pasur eksperiencë të mjaftueshme si në anën praktike ashtu edhe atë teorike.

Rezultatet e të nxënit
Studentët më përfundimin e këtij programi të studimit do të:
   - Fitojnë njohuri për të punuar si instrumentist dhe pedagog ne interpretim muzikor.
   - Krijojnë koncepte solistike dhe kamertale dhe marrin pjesë në orkestër.
   - Pajisën me njohuri të bollshme për rrjedhën historike të zhvillimit të artit , deri tek muzika bashkëkohore.
   - Do të jenë në gjendje që nën mbikëqyrjen e profesorëve dhe përmes organizimit të seminareve dhe master-kurseve me profesorë të tjerë nga vendi dhe bota të fitojnë përvoja praktike të interpretimit të shkollave dhe teknikave të ndryshme.
Studentet do të aftësohen për aplikimin e njohurive praktike dhe teorike, respektivisht për luajtjen në instrument dhe përsosshmërinë artistike dhe teknike në instrument.
Lënda e instrumentit i përket një pune të veçantë individuale të vetë studentit që dhe në fund të studimeve studenti aftësohet për të kryer punët profesionale-artistike. Secili student duhet të punoj- ushtrojë në mënyrë individuale sepse këto lëndë kërkojnë angazhim maksimal edhe jashtë orëve të kontaktit me profesorët. Pra, ky element është shumë i rëndësishëm për përparim të mëtutjeshëm të punës të suksesshme individuale.


Programi Solo këndim - BA

Objektivat :
   - Ky program studimi ka për synim të zhvillojë në nivelin sa më të lartë interpretimin, muzikalitetin dhe horizontin e përgjithshëm kulturor muzikor të studentëve,
   - Te mundësoje realizimin e veprave muzikore nga literatura vokale e kompozitoreve dhe periudhave te ndryshme muzikore.
   - Të zhvilloje karrierën e interpretit si solist i pavarur / duke muzikuar në ansamble e formacione të ndryshme muzikore,
   - Te aftësojë studentin për metodologji të mësimdhënies së lëndës – Solo këndimit.

Rezultatet e të nxënit:
   - Studentët të cilët përfundojnë me sukses këtë nivel të studimeve, do të aftësohen profesionalisht në degën e solo këndimit,
   - Do te jenë në gjendje që denjësisht të dëshmohen me pjesëmarrjen/ paraqitjen koncertale-skenike, seminare / master kurse, gara e festivale të ndryshme,
   - Si dhe të jenë të gatshëm që të krijojnë dhe të jenë pjesë e jetës kulturore-muzikore,
   - Te kenë perspektivë në mësimdhënie në të ardhmen e tyre artistike-profesionale,
   - Te jenë të përgatitur për t’u bërë pjese e aktiviteteve te ndryshme që lidhen paraqitjet solistike, si pjesë e ansambleve, dhe formacioneve edhe me të mëdha, siç janë koret dhe grupet tjera muzikore.


Programi i studimit Piano - BA

Programi i Pianos për nivelin BA zhvillon në mënyrë graduale nivelin teknik dhe artistik të studentit. Ky drejtim vëmendje të veçantë i kushton pajisjes së studentëve me konceptet e njohurive, zhvillimeve dhe interpretimeve të literaturës pianistike të kompozitoreve botërore dhe kombëtarë.

Objektivat
   - Studentët e Pianos do të marrin njohuri të mjaftueshme në të gjitha fushat dhe stilet e artit muzikor.
   - Studentet e mirë marrin pjesë nëpër festivale dhe seminare të ndryshme studentore brenda dhe jashtë vendit.
   - Studentet përgatiten për karrierë profesionale koncertale dhe pedagogji pianistike si në anën praktike ashtu edhe atë teorike.
   - Si rezultat i ligjëratave studentët e këtij drejtimi involvohen në studimin e predispozitave pianistike dhe përgatiten për nivelin Master.

Rezultatet e te nxënit
Studentët me përfundimin e këtij programi të studimit do të:
   - Fitojnë njohuri për të punuar si pianist koncertal dhe pedagogë të pianos.
   - Krijojnë koncepte për interpretimin e veprave të ndryshme.
   - Pajisen me njohuri të bollshme në literaturën pianistike gjatë historisë muzikore.
   - Do të jenë në gjendje që nën mbikëqyrjen e profesorëve të përgatiten për koncerte solistike dhe muzikim në formacioneve të ndryshme.


Programi Pedagogji e përgjithshme muzikore - BA
Ky program i kushtohet përgatitjes teorike dhe praktike të mësimdhënësve të muzikës që do të realizojnë mësimdhënien e lëndës Edukatë muzikore në shkollimin fillor dhe të mesëm të përgjithshëm.
Programi u ofron studentëve përgatitjen profesionale muzikore, pedagogjike dhe metodike për të realizuar me sukses format e ndryshme të mësimdhënies muzikore.
Pas përfundimit të studimeve Bachelor i Muzikës (BEd) në Pedagogjinë Muzikore, studentët do të jenë në gjendje të shprehin:

Shkathtёsitё praktike-muzikore
   - krijojnë, realizojnë dhe shprehin konceptet individuale artistike;
   - kenë zhvilluar teknikat dhe shkathtësitë e interpretimit individual (solistik) dhe në ansamble të ndryshme sipas madhësisë dhe stilit.

Shkathtёsitё/njohuritё teorike muzikore
   - Të dinë elementet themelore të organizimit muzikor dhe të kuptojnë ndërlidhjen dhe funksionin e tyre.
   - Të njohin dhe të kuptojnë elementet themelore të historisë së muzikës dhe literaturës përkatëse.
   - Njohin, memorizojnë dhe përdorin në mënyrë të saktë dhe të rrjedhshme materialin muzikor të dëgjuar.
   - Kuptojnë dhe aplikojnë në të muzikuarit e tyre njohuritë teorike dhe aftësinë analitike muzikore.
   - Aranzhojnë, orkestrojnë dhe krijojnë tërësi të reja muzikore pёr mёsimin e muzikёs nё klasё.
   - Shprehen në mënyrë kreative për muzikimin e tyre individual.
   - Kenë shkathtësi të prezantimit dhe paraqitjes artistike në publik.

Shkathtёsitё pedagogjike-muzikore
   - Njohin dhe kuptojnë teknikat, strategjitë dhe elementet kryesore të mësimdhënies së përgjithshme dhe speciale muzikore.
  - Tregojnë zotësi të integrimit të shkathtësive e aftësive muzikore me njohuritë teorike muzikore dhe aftësitë praktike të prezantimit publik në kontekstin e mësimdhënies praktike në klasë.
   - Demonstrojnë shkathtësi të mësimdhënies profesionale e bashkëkohore muzikore duke aplikuar njohuritë dhe shkathtësitë e arritura në disiplinat muzikore të veçanta.
   - Të shfrytëzojnë një larmi mjetesh mësimore përfshirë edhe teknologjinë bashkëkohore për të konkretizuar mësimdhënien muzikore.


Programi Kompozim - BA
Ky program studimi ka për synim të zhvillojë njohuritë, shakthtësitë dhe teknikat kompozicionale në forma, gjini dhe zhanre të ndryshme muzikore.

Objektivat
Pas përfundimit të studimeve Bachelor i Muzikës në Kompozim , studentët duhet të jenë në gjendje të:
   - Kompozojnë, aranzhojnë dhe orkestrojnë në mënyrë kreative dhe origjinale vepra muzikore të formave, gjinive dhe zhanreve të ndryshme muzikore duke përdorur teknika kompozicionale te larmishme dhe stil individual krijues.
   - Krijojnë, realizojnë dhe shprehin konceptet individuale artistike pёrmes veprave tё krijuara nё forma, gjini dhe zhanre te ndryshme muzikore.
   - Aftёsohen pёr tё pёrdorur teknikat e ndryshme kompozicionale.
   - Të njohin aspektin kompozicional të veprave muzikore të zhanreve, stileve dhe epokave të ndryshme muzikore;
   - Të dijnë elementet themelore të organizimit muzikor dhe të kuptojnë ndërlidhjen dhe funksionin e tyre.
   - Të njohin dhe të kuptojnë elementet themelore të historisë së muzikës dhe literaturës përkatëse.
   - Demonstrojnë shkathtësitë muzikore të reprodukimit dhe komunikimit artistik të ideve, koncepteve dhe strukturave sipas notacionit muzikor;
   - Njohin, memorizojnë dhe përdorin në mënyrë të saktë dhe të rrjedhshme materialin muzikor të dëgjuar.
   - Kuptojnë dhe aplikojnë në të muzikuarit e tyre njohuritë teorike dhe aftësinë analitike muzikore.
   - Aranzhojnë, orkestrojnë dhe krijojnë tërësi të reja muzikore.
   - Shprehen në mënyrë kreative për muzikimin e tyre individual.
   - Kenë shkathtësi të prezentimit dhe paraqitjes artistike në publik.
   - Perdorin me sukses teknologjinë bashkëkohore muzikore për krijimin, incizimin dhe reprodukimin e krijimeve muzikore.


Programi Dirigjim - BA
Ky program studimi synon të përgatisë muziktarin shumëdimensional me shkathtësi të veçantë për dirigjim të formacioneve vokale, instrumentale e vokalo-instrumentale.
Pas përfundimit të studimeve Bachelor i Muzikës në Dirigjim, studentët do të jenë në gjendje të:
   - Dirigjojnë në mënyrë të pavarur dhe artistike formacione të madhësive të ndryshme vokale, instrumentale dhe vokalo instrumentale.
   - Aranzhojnë dhe orkestrojnë në mënyrë kreative dhe origjinale vepra muzikore të formave, gjinive dhe zhanreve të ndryshme muzikore për tiu përshtatur formacioneve me të cilat punojnë.
   - Të dinë elementet themelore të organizimit muzikor dhe të kuptojnë ndërlidhjen dhe funksionin e tyre.
   - Të njohin dhe të kuptojnë elementet themelore të historisë së muzikës dhe literaturës përkatëse.
   - Demonstrojnë shkathtësitë muzikore të reprodukimit dhe komunikimit artistik të ideve, koncepteve dhe strukturave sipas notacionit muzikor;
   - Njohin, memorizojnë dhe përdorin në mënyrë të saktë dhe të rrjedhshme materialin muzikor të dëgjuar.
   - Kuptojnë dhe aplikojnë në të muzikuarit e tyre njohuritë teorike dhe aftësinë analitike muzikore.
   - Aranzhojnë, orkestrojnë dhe krijojnë tërësi të reja muzikore
   - Shprehen në mënyrë kreative për muzikimin e tyre individual
   - Kenë shkathtësi të prezantimit dhe paraqitjes artistike në publik.