Programi Aktrim - Bachelor

Ky program është i dizajnuar si program katërvjeçar i studimeve. Niveli BA zhvillon imagjinatën krijuese të studentëve duke u mundësuar atyre aftësimin profesional te tyre ne artin skenik dhe funksionalizimin e tyre te plote ne skenën teatrore dhe atë filmike.
Ky drejtim avancon studentet me njohuri te mjaftueshme profesionale ne njohjen e përgjithshme te artit skenik dhe te artit dramatik ne përgjithësi.
Këto studime do të aftësojnë studentin që të krijojë në mënyrë të pavarur origjinale, artistike dhe kreative dhe të shfrytëzojnë potencialin e tyre intelektual për të formuar personalitetin e tyre krijues. Gjithashtu do të jenë të aftë që të jenë pjesë aktive e zhvillimit te shoqërisë dhe do të bëjnë prezantimin ne mënyrë të denje te artit skenik në aktiviteteve e organizuara nga kolegët e tyre brenda dhe jashtë vendit.
Pas përfundimit të këtij niveli të studimit, studentët e këtij drejtimi do të pajisen me Diplomë universitare në të cilën shënohet “Bacheor i Aktrimit ”.

Objektivat
   - Studentët e Aktrimit do të marrin njohuri të mjaftueshme në të gjitha fushat e artit skenik.
   - Studentët përgatiten për angazhime dhe karrierë profesionale në fushën e artit skenik duke pasur eksperiencë të mjaftueshme si në anën praktike ashtu edhe atë teorike.
   - Studentet përgatiten qe te përvetësojnë mjeshtrin e aktrimit ne te gjitha fushat e artit skenik.
   - Studentët pos angazhimeve ne detyra profesionale dhe shfaqje studentore, njëherit marrin pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme studentore brenda dhe jashtë vendit.
   - Si rezultat i punës profesionale, studentët e këtij drejtimi involvohen në produksione teatrore e filmike.
   - Përgatiten për nivelin Master.

Rezultatet e të nxënit:
Studentet më përfundimin e këtij programi të studimit do të:
   - Pajisën me njohuri te mjaftueshme për rrjedhën e artit skenik, nga antika deri në kohën e sotme.
   - Pajisen me njohuri nga më të ndryshmet, nga zhanret e deri tek stilet e ndryshme në zhvillimin e artit skenik.
   - Do të përgatiten që pos prezantimit të tyre profesional praktik të arrijnë të vlerësojnë në mënyrë analitike e kritike në studim të artit skenik.
   - Përvetësojnë mjeshtrin e aktrimit në lojën e tyre skenike.
   - Do të arrijnë të komunikojnë në mënyrë profesionale me dramaturgë, skenaristë, regjisorë, producentë dhe me autorë tjerë që janë në realizim dhe bashkëpunim në zhvillimin e artit skenik.
   - Do të jenë në gjendje që të analizojnë dhe të komunikojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve etike, kulturore dhe shoqërore.
   - Do të jenë në gjendje që nën mbikëqyrjen e profesorëve të angazhohen profesionalisht në arenën e artit skenik.