Programi Regji Filmi - Bachelor

Me hapjen e degës Regji e Filmit dhe Televizionit në Fakultetin e Arteve, të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000, që tani u bë një dekadë e cila na jep mundësi të konkludojmë për të arriturat e kësaj dege (gjatë këtyre viteve studentët ishin pjesëmarrës të shumë festivaleve kombëtare dhe botërore), cila është imanente për programin e regjisë, sepse mundëson që niveli i këtyre studimeve të mbajë peshën e formimit profesional, krijues dhe artistik në lëmin e filmit dhe televizionit. Bazuar në planprogramët e lëndëve të këtij programi, studentët do të arrijnë suksese profesionale, artistiko-pedagogjik, si në aspektin, teorik, edukativ dhe krijues. Këto studime do të aftësojnë studentët që të krijojnë në mënyrë të pavarur dhe origjinale, artistike dhe kreative, dhe të shfrytëzojnë tërë potencialin e tyre krijues dhe intelektual për të formuar personalitetin e tyre, që të jenë pjesë aktive në të bërit e filmit, në televizion, dhe edukimin e gjeneratave të reja. Në fund të këtij drejtimi do të pajisen me Diplomë universitare në të cilën shënohet “Bachelor i regjisë së filmit dhe televizioni ”.

Objektivat
   - Aftësimi i studentëve për hyrjen në veprën e filmit përmes gjuhës filmike dhe ushtrimeve profesionale.
   - Aftësimi i studentëve në mënyrë profesionale duke u bazuar në teori, praktikë, dhe specifikat tjera të lëndëve të këtij drejtimi, të fillojnë të elabrojnë krijimtarinë e vet.
   - Aftësimi i studentëve për të studiuar mirë veprat e autorëve të mëdhenj botëror që të kenë qasje elaborimi për të fituar njohje studiuese dhe kreative.
   - Aftësimi dhe përgatitja e studentëve në mënyrë profesionale për studime në nivele më të larta.
   - Prezantimi i filmave të tyre nëpër festivale, në Kosovë dhe jashtë.