Programi Regji Teatri - Bachelor

Drejtimi Regjisë teatrore në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës është hapur në vitin akademik 1992/1993. Ajo u hap si një prej nevojave akademike pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë për krijimin e kuadrove të reja në lëmin e regjisë teatrore.
Në fakt, me hapjen e këtij drejtimi, në Fakultetin e Arteve u krijua mundësia edhe për formimin e Degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve.
Programi i Regjisë së Teatrit për nivelin BA zhvillon imagjinatën krijuese të studentëve që t ‘u mundësojë atyre sjelljen e dramës në mënyrë sa më efektive në skenë. Ky drejtim vëmendje të veçantë i kushton pajisjes së regjisorëve të Teatrit me njohuri të bollshme për gjithë procesin teatror.

Objektivat
   - Studentët e Regjisë së Teatrit do të marrin njohuri të mjaftueshme në të gjitha fushat e artit teatror.
   - Studentët e mirë marrin pjesë nëpër festivale të ndryshme studentore brenda dhe jashtë vendit.
   - Studentët përgatiten për karrierë profesionale në fushën e teatrit duke pasur eksperiencë të mjaftueshme si në anën praktike ashtu edhe atë teorike.
   - Si rezultat i ligjëratave studentët e këtij drejtimi involvohen në produksione teatrore dhe përgatiten për nivelin Master.

Rezultatet e të nxënit
Studentët më përfundimin e këtij programi të studimit do të:
   - Fitojnë njohuri për të punuar si regjisorë dhe menaxherë në ngjarje të ndryshme kulturore.
   - Krijojnë koncepte për shfaqje teatrore
   - Pajisën me njohuri të bollshme në sferën e për rrjedhën historike të teatrit nga antika, deri tek rrymat kontenmporane teatrore.
   - Do të jenë në gjendje që nën mbikëqyrjen e profesorëve të jenë regjisorë të veprave dramatike.
   - Përcjell punën e aktorit, skenografit, kostumografit, muzikantit dhe aspekteve Teknikë në një produksion teatror.