Programi Skenografi (Dizajn Skene) - Bachelor

Studimet e këtij niveli të programit të Skenografisë kanë të bëjnë me njohurit dhe të aftësuarit teorik dhe praktike të profesionit si, në hulumtimin e koncepteve skenografike, kostumografike dhe gjuhën figurativo-aplikative të materialeve, mjeteve dhe teknikave të punës kreative dhe artistike.
Do të mundësojë të zhvilloj njohuri mbi të kuptuarit të interdisiplinave aplikative: Kostumografi, Stilet, Enterier, Fotografi, Regji, Pikturë, Vizatim etj., si dhe në jetësimin e atyre njohurive në praktikën bashkëkohore të artit dhe kulturën në përgjithësi.
Do të zhvilloj bazën profesionale të komunikimit në proceset e shkathtësive organizative në: Teatër, Televizion dhe Film.
Njëherit këto studime do të aftësojnë studentët për artikulimin e ideve vizuale dhe kreative me trendet e artit bashkëkohor dhe atij kconceptual.
Me përfundimin e këtij niveli studimor studenti fiton ECTS kreditë gradën akademike, BACHELOR I SKENOGRAFISË.

Objektivat :
   - Zotërimi i aftësive themelore mbi profesionin të skenës në: Teatër, Televizion dhe Film,
   - Zotërimi i aftësive në njohjen e gjuhës dhe elementeve figurative
   - Zotërimi i aftësive dhe shkathtësive për punë të pavarur kreative në: skenën e teatrit, televizionit dhe filmit si edhe në fushat e kostumeve, enterierit dhe zgjedhjeve ideore, nën mbikëqyrjen e mentorit.
   - Zotërimi i aftësive për zgjidhje ideore mes publikut dhe vlerave estetike, në bashkëpunim me mentorin.
   - Studentët të inkurajohen për shkathtësi prezantuese me publikun

Rezulltatet e të nxënit :
   - Studenti të dijë të gjykoj dhe vlerësoj në mënyrë të pavarur krijimin artistik-ideal skenik, ideja e kostumeve dhe interpretimin e shfaqjes skenike.
   - Studenti të dijë të prezantoj në mënyrë profesionale mënyrën e ekzekutimit të lojës skenike (hyrjet-daljet)
   - Studenti të dijë të zhvilloj aftësi menaxhuese dhe propagandistike me mediat.
   - Studenti të dijë të demonstroje aftësi kërkimi ideor dhe artistik në manifestime kulturore

Metodologjia e mësimdhënies:
   - Zgjedhja e motiveve, ideve, informatave dhe problemeve artistike në aspektin teorik dhe praktik.
   - Puna praktike në realizimin e maketave ideore ne atelie (studio).
   - Vlerësimi dhe korrekturat e detyrave te studentëve në forma individuale dhe grupore (varësisht nga detyra).