BASHKËPUNIMI I NDËRSJELLË I TRI FAKULTETEVE TË ARTEVE SHQIPTARE

    BASHKËPUNIMI I NDËRSJELLË I TRI FAKULTETEVE TË ARTEVE SHQIPTARE  Në kuadrin e manifestimit tradicional “Ura me Tri Harqe” të bashkëpunimit të ndërsjellë të tri Fakulteteve të Arteve: të Prishtinës, Tiranës dhe ai i Tetovës, të premtën (25.V.2018) u prezantuan të arriturat më të fundit të punës së mësimdhënësve me studentët, në të tri fushat e arteve: Arteve Pamore, Muzikës dhe Dramës.

    Ishte ky edhe një takim i përvjemë mes kolegëve, profesorëve dhe studentëve nga të tri qendrat kulturore shqiptare.

    Në program, nga ora 16 – 17:30 u dhanë shfaqjet e filmave të studentëve në Sallën e Departamentit të Dramës.

    Nga ora 18 – 19 koncert në Sallën e Koncertale të Departamentit të Muzikës.

    Nga ora 19 në Galerinë e Fakultetit u hap ekspozita e punimeve të studentëve të pesë specializimeve të Departamentit të Arteve të Bukura si dhe punimeve të studentëve nga Tirana dhe Tetova. 

    Në tërë këtë aktivitet kulturor ishin të pranishëm përfaqësues nga të tri universitetet, rektori, z. Marjan Dema dhe artdashës të shumtë.

    Pas përmbylljes së aktiviteteve mandatore artistike të gjithë pjesëmarrësitë vazhduan mbrëmjen e lirë artistike në Hotel Silver.

     


     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
28293031 123
4567 8910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678