NJERI’I DOSJEVE“/COLD NOVEMBER (ang.) I Kolegut tone Prof. Asoc. Ismet Sjarina

    NJERI’I DOSJEVE“/COLD NOVEMBER (ang.) I Kolegut tone Prof. Asoc. Ismet Sjarina  Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se këto ditë në Kosovë ka përfunduar xhirimi i projektit filmik me metrazhë të gjatë „NJERI’I DOSJEVE“/COLD NOVEMBER (ang.) I Kolegut tone Prof. Asoc. Ismet Sjarina, një bashkepunim në mes Kosovës dhe Shqiperisë, me perkrahje të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kinematografike Kombëtare të Shqipërisë.

    Departamenti I Arteve Dramatike- programi Regji filmi dhe televizioni, dhe Menaxhmenti I Fakultetit të Artevei dëshironë shumë suksese kolegut Prof. Asoc. Ismet Sijarina me projektin e ri filmik dhe rrugëtim të mbarë në Festivale.

    „NJERI’I I DOSJEVE“ (COLD NOVEMBER), me skenar nga Arian Krasniqi dhe Ismet Sijarina dhe me regji të Ismet Sijarina ku rolet kryesore i luajnë aktorët e mirënjohur: Emir Hadzihafizbeovic (nga Bosna), Gordana Boban (nga Bosna), Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Lum Veseli, Adriana Matoshi, Irena Cahani, Aurita Agushi dhe të tjerë.


    Përshkrim i shkurtër i filmit:

    FADILI (38) një arkivist në ndërmarrje shtetërore, i gjindur në një situatë të vështirë, duhet të zgjedh ndërmjet dy opcioneve, që të dyjat të gabuara: vendimi për të qenë patriot apo baba i përgjegjshëm. Pas shumë dilemave, Fadili zgjedh opcionin e dytë-vendos që të qëndrojë në punë, duke pranuar kështu masat e dhunshme të instaluara nga pushteti serb në Kosovën e fillimeve të viteve të ’90-ta. Në këtë mënyrë, ai jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, duron presionin nga të gjitha palët dhe ballafaqohet me imazhin e keq për arsyen e vetme që ta ruajë mirëqenien për familjen e tij.




     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
29 3031 1234
5 6 78 91011
12131415161718
1920 2122 232425
262728293012
3456789