NJOFTIM

     Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP, para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit veror dhe obligimet nga vitet akademike paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 22.06.2020 ( E hënë) deri  më 26.06.2020 ora 15.00 (E -premte).
     
    Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit veror, se definitivisht nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të semestrit veror të akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve të afateve vijuese gjatë vitit akademik 2019/20.
     
    Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin ti nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas Ligjeve apo vendimeve në fuqi.
     

    Procedura e regjistrimit online të semestrit veror 2019/20
     
    Studenti pasi ta kryej pagesën elektronike të semestrit, obligohet që një kopje të dëshmisë së pagesës ta dërgoj në adresë/email të zyrtarit përkatës të shërbimit të studentëve, ndërsa kopjen fizike obligohet që ta dorëzoj në momentin e parë që krijohen rrethanat.
     
    Zyrtari i shërbimit të studentëve duhet ë evidentoj rastet e paraqitura në këtë formë dhe në asnjë rrethanë të mos e konfirmojë në sistem lejen për pajisje me diplomë, nëse studenti nuk e dorëzon dëshminë fizike të pagesës së semestrit.
     
    Të gjitha pagesat e realizuara brenda periudhës së sipërshënuar dhe ato të cilat janë kryer pas mbylljes së afatit paraprak por që nuk janë pranuar nga shërbimi, duhet të merren në konsideratë për regjistrim të semestrit veror 2019/20.
     
    Gjithashtu mund të pranohet edhe aplikimi fizik për regjistrim të semestri veror 2019/20, gjithnjë duke ruajtur distancën fizike.

     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
29301 2 345
6 789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789