NJOFTIM PËR STUDENTËT RRETH MËSIMIT VIRTUAL

     Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët se janë finalizuar përgatitjet për të vijuar me mësim virtual.
    Secilit prej jush i është krijuar e-mail i personalizuar në Google “G Suit for Education”, në mënyrë që ju të mund të vazhdoni mësimin online, pa pengesë, gjatë kohës së masave të marra për evitim të kontaktit fizik.
    Qasja në emailin tuaj:
    1. E-mailat janë krijuar në formatin [email protected], ndërsa fjalëkalimi juaj do të jetë numri personal i letërnjoftimit tuaj. 
    2. Për të parë se cili është e-maili juaj, ju gjithashtu mund të kyçeni në SEMS përmes linkut: notimi.uni-pr.edu -> klikoni në logon e Profilit të Shfrytëzuesit (👤) -> Profili i Përdoruesit, pastaj do t’ju shfaqen të dhënat e profilit, ku ndër të tjera është edhe e-maili juaj zyrtar i universitetit.
    Ligjëratat do të mbahen sipas orareve të përcaktuara në fillim të këtij semestri dhe për këtë do të njoftoheni nga profesori përkatës.
    Mësimi online është një masë në kuadër të masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosoves ndaj pandemisë se koronavirusit (COVID-19).
    Njoftimin e detajuar për qasje në ligjëratat online e gjeni duke klikur KËTU.

    Ruaje vetën, familjen dhe shoqërinë!

    Suksese!

     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910