Me rastin e përvjetorit të 54-të të themelimit të UP-së, sot në Fakultetin e Arteve u përuruan hapësira të renovuara rishtazi nga Universiteti i Prishtinës: Zyra për Shërbim të Studentëve, Protokoll dhe Arkiv, Salla për Mësime Teorike, si dhe Salla e Konferencave me Bibliotekë. Në solemnitetin e përurimit, me prezencën e tij, nderoi edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, i cili së bashku me menaxhmentin e rektoratit, e përgëzoi dekanin e Fakultetit të Arteve, prof. dr. Hazir Haziri, stafin dhe studentët për ambientet e reja.
Këto investime do të ofrojnë mundësi bashkëkohore të shërbimeve për studentë, si dhe do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë në studime. Rektori Qerimi, po ashtu, u uroi të pranishmëve fillim të mbarë të semestrit pranveror.
Menaxhmenti i Fakultetit të Arteve mbetet i përkushtuar për të krijuar kushte dhe mundësi të gjithanshme për avancim infrastrukturor, teknologjik, në dobi të ngritjes së cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie