Njoftim për formën e mbajtjes së mësimit në rrethana të pandemisë COVID-19, për semestrin veror të vitit akademik 2020-2021

16 Shkurt 2021
SHARE

 Të nderuar Studentë,

Urojmë që të gjithë ju dhe familjet tuaja të jeni mirë me shëndet!

Fatkeqësisht edhe në këtë semestër, përshkak të situatës pandemike, jemi të obliguar që mësimin ta organizojmë në formë të kombinuar (fizike ose online), varësisht nga specifikat e programeve të studimit në Fakultetin e Arteve.

Bashkëngjitur keni vendimin e Senatit të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” nr prot. 184, datë 15.2.2021 (shkarko vendimin)

Profesorët që organizojnë mësimin fizik, me grupe të vogla, luten të respektojnë Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit dhe rekomandimet e IKSHKP’S


DEKANATI