Ngushellim për familjen Vokshi

01 Shkurt 2022
SHARE

Me pikëllim e pranuam sot lajmin që profesoresha Alije Vokshi nuk është më në mesin tonë. Kontributi i saj rreth katër dekadash në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit tonë, duke qenë njëherësh edhe njëra ndër gratë e para që shërbeu si mësimdhënëse në UP.

Më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Fakultetit të Arteve, t’ua përcjellë Familjes ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurës, prof. Alije Vokshi

 

Dekani

Prof dr. Hazir Haziri