Të enjtën me 24.02. 2022 në ora 13:00 do të mbahet takimi me departamentin e produkcionit të Manifesta 14 Prishtine

23 Shkurt 2022
SHARE


Të enjtën me 24.02. 2022 në ora 13:00 do të mbahet takimi me departamentin e produkcionit të Manifesta 14 Prishtine, ku prezent do të jenë koordinatoret Carllo Copola dhe Dren Maliqi.

Takimi do te mbahet ne Amfiteatrin e Fakultetit te Arteve ne ora 13:00

 

Me shume rreth Manifesta:

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomadike, ndryshon vendin çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon lidhjen midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke hulumtuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore në dialog të ngushtë me sferën shoqërore të qytetit mikpritës dhe komuniteteve të tij. Manifesta vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e  vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës për të hedhur dritë mbi një bote që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. Manifesta, si një ngjarje që përsëritet, është shëndërruar vetë në një instrument shumë – shtresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar.

Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.

 

Manifesta PRISHTINA 14

https://manifesta14.org 

FB:@ManifestaBiennial

IG: @ManifestaBiennial

TW: @ManifestaDotOrg

https://manifesta14.org/newsletter/