Ngushëllime per prof. Siniha Spahiu

01 Tetor 2022
SHARE

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e profesoreshës Siniha Spahiu.

Profesoresha Spahiu dha një kontribut të çmuar në ngritjen e gjeneratave të reja të artistëve në Fakultetin e Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Vdekja e saj, paraqet një humbje të madhe për komunitetin artistik në hapësirën mbarëshqiptare.

Fakulteti i Arteve u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të profesoreshës Spahiu, si dhe studentëve të saj e gjithë komunitetit artistik.

 

Dekani i Fakulteti te Arteve,

Prof. Dr. Hazir Haziri