E nderuara familja Ferri,
me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj e profesorit tonë të nderuar, Akademik Rexhep Ferri.
Akademik Ferri me përkushtimin e tij profesional dha një kontribut të çmueshëm dhe të vazhdueshëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të artistëve në fushën e pikturës vite radhazi.
Akademik Rexhep Ferri për përkushtimin e tij, zellin e punën e palodhshme e profesionale të tij, do të kujtohet me pietet nga studentët, kolegët si dhe komuniteti i gjerë akademik e artistik.
Si dekan dhe në emër të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.