Marreveshje bashkepunimi në mes Fakultetit të Arteve dhe të Akademia e Arteve Aplikative të Universitetit të Rijekës

04 Prill 2022
SHARE

Në vazhdë të bashkëpunimit në mes Univeriteteve të Kosovës dhe atyre të Kroacisë, me iniciativën e Këshillit të pakicës shqiptare në PGZH në Rijekë, sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes Universitetit të Prishtinës, Fakultetit të Arteve i drejtuar nga dekani i këtij Fakulteti, Prof. Dr. Hazir Haziri dhe të Akademia e Arteve Aplikative ( Akademija primjenjenih umjetnosti) të Universitetit të Rijekës i kryesuar nga dr. Asc. Letricija Linardiç. Ky bashkëpunim ka për synim konkretizim në fusha specifike mes dy Fakulteteve respektive. Ky është një hap i cili hap një gamë projektesh e bashkëpunimesh e ku në theks vendosen profesorati, studentët e mekanizmat ndërinstitucinale. Prezent ne këte takim janë edhe prodekani Prof. ass. Besar Zahiti dhe ligj. Durim Kryeziu.