NJOFTIM PËR MEDIE

15 Nëntor 2022
SHARE

Ju bëjmë me dije, se të mërkurën, më 16.11.2022, në orën 13:00 në ambientet e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, saktësisht sallën e Teatrit të studentëve (objekti i dekanatit) organizohet ceremonia e ndarjes së Shpërblimit për Logon e regjistrimit të popullsisë, studentit Olti Krasniqi.

Bashkëpunimi në mes të Fakultetit të Arteve dhe Agjencionit të Statistikave të Kosovës dhe UNFP-as ka filluar kah mesi i këtij viti dhe është kurorëzuar me përgjedhjen e Logo Brandit që do të përcjellë fushatën e regjistrimit të popullsisë së Kosovës përgjatë vitit 2023.