U shpalos “ReKos 2023”, logo e regjistrimit të popullsisë së Kosovës në Fakultetin e Arteve

22 Nëntor 2022
SHARE

Në ambientet e Fakultetit të Arteve, të Universitetit të Prishtinës, të premten, në praninë e përfaqësuesve të tre institucioneve FA, ASK e UNFPA si dhe studentëve të gjitha drejtimeve, është përuruar logo e Regjistrimit të popullsisë së Kosovës, e cila do të përdoret gjatë fushatës së regjistrimit në vitin 2023.

Pas një bashkëpunimi 6 mujor në mes të Fakultetit të Arteve, Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe UNFPA-së, si fazë e përfundimit të këtij procesi është krijuar komisioni i cili e ka kurorëzuar këtë bashkëpunim me përzgjedhjen e zgjidhjes ideore e vizuale të logo brandit ReKos 2023 pas konkursit disa mujor, të studentit të vitit të dytë të Dizajnit të Komunikimit, Olti Krasniqi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, do ta përdorë këtë logo brand, të studentit tonë, Olti Krasniqi, përgjatë gjithë aktivitetit të regjistrimit të popullsisë së Kosovës në vitin që po vjen.

Bashkëpunimet e tilla do të vazhdojnë edhe më tutje premtuan drejtuesit e institucioneve përaktëse në mënyrë që të rritet motivimi dhe të promovohet kreativiteti i studentëve të Fakultetit të Arteve.

 

Prezantimin e logos