Përgatitjet për dy super koncerte

05 Prill 2023
SHARE

06.04.2023 / 20:00 / Atelieja e Pallatit të Rinisë / NEC x DAMcademy

07.04.2023 / 20:00 / Atelieja e Pallatit të Rinisë / NEC x Finalja e Garës së Kompozitorëve të Ballkanit 2023

Ansambli rezident i Garës s 3-të Kompozitorëve të Ballkanit në Prishtinë, NEC – Nouvel Ensemble Contemporain është duke punuar me studentët e Fakultetit të Arteve – Dega e Artit Muzikor në kuadër të platformës ‘Shkolla për Muzikën e Re’ - fuqizuar nga DAM Festival.

Paralelisht po vazhdojnë përgatitjet për finalen e Garës së 3-të të Kompozitorëve të Ballkanit ku do të interpretohen veprat e katër finalistëve: Christos Ntovas (Greqi), Konstantinos Chaliasas (Greqi), Jetmir Zaganjori (Shqipëri) dhe Yll Daklani (Kosovë).

Hyrja në koncerte është e lirë!