Masterklas online për Akademinë e muzikës

11 Maj 2023
SHARE

Sot, më 11 maj, profesor Betim Krasniqi, profesor i trombonit dhe muzikës kamertale në Universitetin e Prishtinës si dhe Tromboni i parë i Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës po zhvillon një masterklas të rëndësishëm online për  – Centro di Studi Musicali e Perfisionament mbështetur nga komuna Massignano (AP) (organizator i ngjarjes), ku po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i studentëve në instrumente tunxhi.

Profesor Krasniqi do të dëgjojë interpretimin e tyre e dhe do t'u japë atyre këshilla për veçoritë teknike dhe interpretuese.

Pjesë e kësaj masterklase do të jenë edhe studentë të cilët do të lidhen poashtu në platformën online nga Filarmonia Castelfidardo, nga ku ata do të performojnë dhe të dëgjojnë masterklasën e profesor Betim Krasniqit në instrumente si: Trombon, Eufonium, Trombë dhe Tubë