Aktivitetet përbyllëse të serisë koncertale MusicaUp

30 Maj 2023
SHARE

Fakuteti i Arteve – Departamenti i Artit Muzikor pas një viti të ngjeshur akademik, ka kënaqësinë të ju ftoj në aktivitetet përbyllëse të serisë koncertale MusicaUp.

 

Këtyre aktiviteteve do tu paraprijë bashkëpunimi shumë i dashur për ne me shkollën e ulët të mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë (30 maj 2023) për të vazhduar me Korin dhe Orkestrën e Fakultetit tonë, koncertin shumë të dashur për në të muzikës jazz e për të përmbyllur serinë me koncertin e realizuar në bashkëpunim me festivalin Chopin Piano Fest (6 qershor). 

Ne do të festojmë sukseset, pasionin, dedikimin e studentëve dhe pedagogëve tanë dhe artistëve në ngritje. 

Të përkushtuar për të nxitur zhvillimin e aftësive të studentëve tanë.

Ju mirëpresim