Datat e provimit pranues për afatin e dytë Bachelor

30 Tetor 2020
SHARE

 Njoftohen të gjithë aplikantët që kanë aplikuar në konkusion për pranimin e studentëve të ri për nivelin Bachelor - afati i dytë për vitin akademik 2020/2021 që provimi pranues organizohet sipas këtyre datave

Dega e arteve të bukura (Pikturë, Skulpturë, Grafikë, Arti konceptual dhe mediat e reja, Dizajni Grafik)- dita e parë është me datën 02.11.2020 nga ora 10:00

 
Dega e arteve dramatike (Aktrim, Regji Teatri, Regji filmi dhe televizioni, Dizajn Skene dhe Kostumogarafi, Dramaturgji) - dita e parë është me datën 02.11.2020 nga ora 10:00
 
Dega e arteve muzikore - dita e parë është me datën 03.11.2020.  Orari për Degën e Arteve Muzikore do te publikohet ditën e hëne, me date 02.11.2020.