In memoriam

23 Dhjetor 2020
SHARE

 
E respektuara familje Canaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të respektuar, pedagogut dhe instrumentistit të shquar, kornistit Andrea Canaj.

Profesori Canaj, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, dha një kontribut të çmuar në ngritjen e gjeneratave të reja të artistëve dhe instrumistëve frymorë në Fakultetin e Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Vdekja e tij e hershme paraqet një humbje të madhe për komunitetin artistik në hapësirën mbarëshqiptare.

Në emër të Fakultetit të Arteve u shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve të Universitetit të Arteve ne Tiranë dhe të afërmve të Profesor Canajt, si dhe studentëve të tij dhe gjithë komunitetit artistik.

I paharruar qoftë kujtimi për Prof. Andrea Canaj!

Me respekt,

Prof. Hazir Haziri - dekan