Takimi i dekanit me dy studentet e dalluara të pianos

12 Maj 2021
SHARE

Dy studentet e pianos Anlia Aliu dhe Melisa Ibrahimi u pritën sot në një takim nga dekani i Fakultetit të Arteve Prof. Hazir Haziri. Të shoqëruara nga profesoreshat e tyre të pianos, Prof. Valbona Petrovci dhe Prof. Alberta Troni, studentet e njoftuan dekanin për sukseset e tyre në përfaqësimin e Fakultetit të Arteve në festivale dhe gara të ndryshme në vende të ndryshme të botës.

Dekani i Fakultetit të Arteve u shpreh mirënjohës ndaj punës së dy profesoreshave si dhe ndaj përkushtimit serioz të dy studenteve dhe si shenjë falenderimi për punën e studenteve ndau mirënjohje për sukseset tashmë të dëshmuara.

Kujtojmë se studentet Anila Aliu dhe Melisa Ibrahimi kanë qenë mjaft aktive me pjesëmarrje të shumëta në festivale dhe gara të ndryshme ndërkombëtare dhe njëherit janë shpërblyer me çmime të rëndësishme.