UP-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Arteve të Tiranës

05 Nëntor 2021
SHARE

Sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Arteve të Tiranës.

Akti i sotëm është kurorëzim i shumë bashkëpunimeve e aktiviteteve artistike të ndërsjella mes dy institucioneve tona.

Me këtë rast, dua të falenderoj rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof. Dr. Naser Sahiti për angazhimin e tij të pa fund, në konkretizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, poashtu falënderoj edhe rektorin e Universitetit të Arteve prof. Kastriot Caushin, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e përhershëm.

Ne kishim kënaqësi që të mirëpresim edhe në Fakultetin e Arteve, rektorin e Universitetit të Arteve të Tiranës prof. Kastriot Caushi, i cili së bashku me prorektorin prof. dr. Erald Bakalli si dhe dekanët prof. Petrit Malaj dhe prof. Artan Peqini qëndruan për vizitë në Prishtinë.

Një falënderim i veçantë i takon dy Prorektorëve, prof. dr. Albulena Blakaj (prorektore për marrëdhënie me jashtë në UPHP), si dhe prorektorit prof. dr. Erald Bakalli nga UART, për konkretizimin e kësaj marrëveshje.