Anila Aliu performon në Carnegie Hall, New York

08 Nëntor 2021
SHARE

Anila Aliu, studente e Fakultetit të Arteve, Departamentit të Muzikës, interpretoi në një nga sallat më prestigjioze në botë, “Carnegie Hall” në New York.

Ky interpretim i saj erdhi pas suksesit si fituese e çmimit të parë në “Golden Classical Music Awards”.

Anila Aliu është studente e drejtimit të pianos në klasën e Prof. Valbona Petrovci.