Christopher Scott është një dizajner grafik i njohur ndërkombëtarisht për ndërgjegjësimin social. Aktualisht ai është profesor i Dizajnit Grafik në Universidad UTE dhe President i Bienalit të Posterëve të Ekuadorit.
Profesor Scott ka një eksperiencë të gjatë në fushën e dizajnit grafik dhe një përvojë pedagogjike me peshë në universitetin e Ekuadorit. Është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare në këtë fushë si dhe organizator i evenimenteve të artit e kulturës në disa vende të botës. Është president i bienalit ndërkombëtar e tradicional të posterit në Ekuador që tashmë njihet si “Ecuador Poster Bienal”.
Sot në orën 10:00, ligjëratë me studentët që ndjekin lëndën e Komunikimit Vizual në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.
Rreth tij dhe aktivitetit që ndjek ju mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://christopherscottdesigner.com