Botohet cd-ja me vepra të kompozitorëve të rinj

01 Mars 2022
SHARE

Me datë 28.02.2022 në sallën koncertale të Departamentit të Muzikës u mbajt promovimi i cd-së me vepra të kompozitorëve të rinj, Ersan Januzi dhe Leutrim Sahiti, njëherit student të profilit të kompozimit, klasa e Prof.asis.Drinor Zymberi.

Gjatë këtij aktiviteti Prof.asis.Rreze Kryeziu-Breznica ndau informacione të rëndësishme mbi krijimtarinë e klasës së kompozimit ndër vite, duke pasqyruar në trajta muzikologjike rëndësinë e kësaj shkolle kompozicionale në fushën e artit muzikor në vend.

Prof.asis. Rreze Kryeziu-Breznica përveç tjerash zhvilloi një diskutim publik me studentët e kompozimit, Ersan Januzi dhe Leutrim Sahiti, të cilët shpalosen sfidat e tyre përgjatë zhvillimit të tyre professional.

Botimi i cd-së me vepra të kompozitorëve të rinj u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.