NJOFTIM

30 Mars 2022
SHARE

Prof. Hazir Haziri, Dekan i Fakultetit të Arteve, po merr pjesë në takimin e radhës së QUADIC, i cili po zhvillohet këto ditë në Universitetin Teknik të Sofjes. Tema e takimit është ‘Si të ndërtohen Rrjetet Bashkëpunuese Rajonale’. Në takim partnerët në konsorcium do të punojnë në disa aspekte të ndërkombëtarizimit dhe të menaxhimit të projekteve, duke përfshirë redaktimin e Memorandumeve të Mirëkuptimit, shembuj të marrëveshjeve të bashkëpunimit në krijimin e rrjeteve ndërkombëtare të bashkëpunimit, shfrytëzimin e mjeteve teknologjike dixhitale në mësimdhënie, etj.

Në takim po ashtu parashihen të diskutohen aspekte të mbarëvajtjes dhe menaxhimit të projektit QUADIC. Universiteti i Prishtinës po përfaqësohet në këtë takim edhe nga Prof. Asoc. Dr. Dashami Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik dhe njëkohësisht edhe Koordinator për UP-në i QUADIC