Festivali ChopinPianoFEST Prishtina 2022

19 Maj 2022
SHARE

Festivali ChopinPianoFEST Prishtina 2022, Edicioni i 12-te me radhë, është një festival ndërkombëtar i pianos që organizohet nga artistët dhe stafi akademik i Fakultetit të Arteve-Universiteti i Prishtinës, për të promovuar muzikën artistike-pianistike, krijimtarinë pianistike nga Kompozitorë shqiptarë dhe ata botërorë, si dhe për të promovuar talentët e rinj muzikorë( me fokus te pianistët) nga radhët e studentëve të UP.

Me koncerte,  masterklase, ligjerata dhe punëtori profesionale, Festivali ChopinPianoFEST Prishtina për një muaj të plotë pasuron jetën muzikore artistike në vend dhe shërben si platformë bashkëpunimi në mes artistëve me renome ndërkombëtare, me artistët vendorë, studentët dhe pedagogët e UP si dhe me publikun artdashës dhe institucionet relevante të kulturës.

 

Më shumë për festivalin mund të mësoni këtu:

www.chopinfest.org

Facebook: chopinpianofestprishtina

Instagram: chopinpianofest

 

Kosovo Chopin Association
Faculty of Arts, University of Prishtina

Agim Ramadani n.n 

Prishtina 10000

Republic of Kosovo