Filmi i profesorëve të Fakultetit të Arteve shfaqet në platformën e njohur NETFLIX

29 Nëntor 2022
SHARE

Filmi artistik i metrazhit të gjatë, “Cold November” (“Nëntori i ftohtë”), me regjisor prof. dr. Ismet Sijarina dhe skenar të prof. asoc. Arian Krasniqi dhe prof. Sijarina, të dy këta profesorë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ka filluar të shfaqet në platformën e njohur Netflix (përkatësisht në Netflix International dhe Netflix Europe).

“Nëntori i ftohtë” për herë të parë është shfaqur premiere botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian në vitin 2018, duke rrugëtuar më pas me sukses edhe në shumë festivale të tjera të njohura botërore, në të cilat është shpërblyer më shumë çmime të rëndësishme

Filmi është një bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht kompanive filmike “Thumbs Up”, “Buka”, “Albasky”, “Ikonë” dhe “Audiohouse”, si i tillë, ky film është i pari i produksioneve mbarëkombëtare që shfaqet në këtë platformë të njohur.

Shfaqja e këtij filmi në platformën e njohur NETFLIX, është sukses për autorët e këtij filmi, por njëkohësisht edhe dëshmi për potencialin krijues e artistik, të kineastëve kosovarë, përkatësisht edhe të profesorëve të Fakultetit të Arteve në UP.