Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
Gjatë vitit të kaluar kemi filluar me shënimin e ditëve të rëndësishme kulturore përmes Kalendarit Kulturor. Për zhvillimin dhe zbatimin e këtyre aktiviteteve tash është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin e Arteve.
Ky marrëveshje parasheh thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe UP në ideimin, konceptimin, realizimin, promovimin dhe zhvillimin e Kalendarit Kulturor të Ministrisë së Kulturës me të gjitha datat përkatëse në bazë vjetore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për studentët që të angazhohen në organizimin e ngjarjeve kulturore dhe po ashtu të marrin pjesë në to.