Masterklasë me kitaristin e njohur slloven Timotej Kosovinc

13 Maj 2022
SHARE

Në Fakultetin e Arteve, Departamenti i Artit Muzikor, u realizua një masterklasë me kitaristin e njohur slloven Timotej Kosovinc.

Pjesëmarrës ishin studentët e instrumentit të kitarës të departamentit të Artit Muzikor.

Profesori i lëndës prof.asist. Drilon Çoçaj dhe studentët u ndanë shumë të kënaqur nga rezultatet e arritura.

Pas interpretimit dhe ndarjes së eksperiencave, kitaristi slloven vlerësoi lartë dhe i përgëzoi studentët për nivelin e interpretimit.