Masterklas në solokëndim me Xhemil Rexhepin

18 Maj 2022
SHARE

Të premten me datë 20.05.2022 në sallën koncertale të Fakultetit të Arteve mbahet masterklas me Xhemil Rexhepin, bariton nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Milano, Itali.

Xhemil Rexhepi është solist i nderuar disa herë me çmime në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Përgjatë veprimtarisë së tij ai ka performuar në role të ndryshme në: Teatro Calderon Madrid, Teatro Comunalo Brescia, Kammeroper Berlin etj.

Masterklasi fillon në ora 12:00.