Rezultatet përfundimtare - afati i dytë bachelor 2022/2023

23 Shtator 2022
SHARE

Rezultatet përfundimtare për afatin e dytë Bachelor për vitin akademik 2022/2023 në Fakultetin e Arteve

 

Procesverbal i shqyrtimit te ankesave-afati plotesues Bachelor

 

Plotesim i kuotave - Bachelor 2022-2023 (Shkarko listen)

 

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare) më datën 29.09.2022, prej orës 9:00 deri në ora 15:00.

Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcakuara si më sipër, mund të regjistrohen më së voni deri më 05.10.2022, në ora 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuad nuk do të mund të regjistrohen për shkak të mbylljes së Sistemit për Menaxhimin e Informacionit të Arsimit të Lart (SMIAL), prandaj luten që t'i përmbahen afatit të lartshënuar.

Në rast se kandidati i pranuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

  1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet nga faqja https://apliko.uni-pr.edu
  2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm)
  3. Sipas UA (MASHT) Nr. 09/2021, të gjithë studentët që fillojnë studimet në Univesitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.