Takimi i Trupës Këshillëdhënëse

14 Nëntor 2025
SHARE

Në Fakultetin e Arteve u mbajt takimi i Trupës Këshillëdhënëse, me fokus në forcimin e lidhjes mes cilësisë akademike dhe kërkesave të tregut të punës në industrinë kreative. Gjatë takimit u diskutua për përditësimin e programeve studimore, rritjen e praktikës profesionale dhe krijimin e bashkëpunimeve me institucionet kulturore dhe kompanitë e artit, filmit, dizajnit dhe muzikës. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të Fakultetit të Arteve dhe afrimit të studentëve me mundësitë reale të industrisë kreative.