NJOFTIM PËR PARAQITJEN E KËRKESAVE (PROVIMEVE) PËR RIVLERËSIM TË STUDENTËVE

22 Dhjetor 2025
SHARE

Të nderuar studentë të Fakultetit të Arteve,

Ju njoftojmë se në muajin dhjetor 2025 do të mbahet afati i rivlerësimit për të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master.

Ky rivlerësim vlen vetëm për vitet paraprake dhe për studentët të cilët i kanë ndjekur (dëgjuar) lëndët përkatëse që do të vlerësohen.

Lidhur me këtë, ju informojmë si në vijim:

• Çdo student ka të drejtë të paraqesë vetëm një (1) provim për rivlerësim.

• Afati për paraqitjen e provimeve (rivlerësimeve) fillon më 22 dhjetor 2025 dhe përfundon më 24 dhjetor 2025, deri në ora 16:00.

• Të gjitha provimet/rivlerësimet do të realizohen nga data 25 dhjetor deri më 28 dhjetor 2025.

Vërejtje: Studentët që paraqesin më shumë se një (1) rivlerësim do t’i nënshtrohen masave disiplinore nga komisioni disiplinor.

Me respekt,
Fakulteti i Arteve
Universiteti i Prishtinës