Thirrje për aplikim – Programi ndërkufitar “Bridging Creatives”

09 Janar 2026
SHARE

Është hapur thirrja për aplikim për programin ndërkufitar:
Bridging Creatives: Një Partneritet Kosovë – Shqipëri – Mbretëria e Bashkuar për Zhvillim Kreativ.

Ky program synon të fuqizojë artistë, kuratorë dhe profesionistë të rinj të industrive kreative nga Kosova dhe Shqipëria përmes trajnimeve profesionale, sipërmarrjes kulturore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Programi bashkon institucione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor, me fokus në adresimin e boshllëqeve kryesore në sektorin e arteve pamore dhe kuratorisë, duke lidhur krijimtarinë artistike me galeritë komerciale, tregun e artit dhe prezencën ndërkombëtare.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja është e hapur për profesionistë në fazat e hershme të karrierës, përfshirë por pa u kufizuar në:

  • Artistë pamorë (pikturë, skulpturë, fotografi, video art, instalacion)

  • Kuratorë dhe kuratorë të rinj

  • Galeristë dhe asistentë galerie

  • Menaxherë dhe administratorë kulturorë

  • Studentë dhe të diplomuar në arte, dizajn, arkitekturë, menaxhim kulturor dhe fusha të ngjashme

Kriteret bazë:

  • Aplikantë nga Kosova ose Shqipëria

  • Mbi moshën 19 vjeç

  • Interes për tregun e artit, galeritë komerciale, panairet dhe zhvillimin ndërkombëtar

  • Aftësi për të ndjekur trajnimet në gjuhën angleze

Përvoja bazike në ekspozita, galeri apo projekte kreative është avantazh, por nuk është kusht.

Afati dhe aplikimi

Aplikimet pranohen deri më 12 janar, përmes formularit online në gjuhën shqipe:
🔗 https://docs.google.com/forms/d/1VZ6zAjG6hfy-Aag6FQasY1hZinPKTxZId-E3fCD3A8E/edit

Mbështetja e projektit

Projekti Bridging Creatives mbështetet nga British Council – WB-UK Creative Skills Development Fund, i cili synon të nxisë partneritete profesionale dhe bashkëpunim ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar.