Publikimet e veprave orkestrale nga shtëpia e njohur botuese holandeze Donemus Publishing

27 Mars 2026
SHARE

Profesoresha Dafina Zeqiri Nushi ka nderin të njoftojë për botimin e veprave të saj “Variacione për Orkestër Simfonike”, "Koncert për Piano dhe Orkestër", "Variacione për Orkestër Harqesh", "Memento" për violinë dhe orkestër simfonike nga shtëpia botuese e njohur holandeze Donemus Publishing.

Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm artistik dhe profesional, pasi veprat i janë bashkuar katalogut të një prej institucioneve më të respektuara në fushën e muzikës bashkëkohore.

Profesoresha shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen dhe besimin e dhënë ndaj krijimtarisë së saj muzikore.

 

Linku https://webshop.donemus.com/action/front/composer/Zeqiri+Nushi%2C+Dafina