KONKURS PËR APLIKIM - Programi Vjetor i Ekspozitave të Galerisë së Fakultetit të Arteve – 2025

19 Mars 2025
SHARE

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës shpall konkursin për aplikim në Programin Vjetor të Ekspozitave të Galerisë së Fakultetit të Arteve për vitin 2025. Programi synon të mbështesë dhe promovojë artin bashkëkohor përmes ekspozitave të kuruara, projekteve kërkimore dhe iniciativave ndërdisiplinore, duke ofruar një platformë akademike dhe krijuese për artistët dhe studiuesit.

1. Kriteret e aplikimit

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Artistë individualë – të rinj dhe të afirmuar
  • Profesorë, pedagogë dhe studiues të arteve vizuale
  • Institucione dhe qendra arti
  • Krijues nga fusha si dizajni, arkitektura, multimedia, performanca, arti dixhital dhe instalacioni
  • Platforma të pavarura artistike dhe laboratorë eksperimentimi

2. Mediumet me të cilat mund të aplikohet

  • Pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, ilustrim
  • Instalacione, art konceptual, performancë
  • Fotografi, video-art, art dixhital dhe multimedial
  • Forma eksperimentale dhe projekte interaktive

3. Llojet e ekspozitave të planifikuara

  • Ekspozita të profesorëve dhe studentëve të Fakultetit të Arteve
  • Ekspozita individuale dhe kolektive
  • Projekte eksperimentale dhe interaktive
  • Bashkëpunime me institucione vendore dhe ndërkombëtare
  • Iniciativa ndërdisiplinore dhe kërkimore

4. Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • CV profesionale e artistit/grupit
  • Portfolio e punëve (digjitale)
  • Koncept-propozimi, që duhet të përfshijë:
    • Përshkrimin artistik dhe konceptual
    • Mediumin dhe formatin e prezantimit
    • Kërkesat teknike dhe hapësinore

5. Afati dhe mënyra e aplikimit

Afati i fundit për aplikim: 1 Prill 2025
Aplikimet pranohen në:
[email protected]; [email protected]

6. Përzgjedhja dhe organizimi

Aplikimet do të vlerësohen nga një komision profesional sipas kritereve të:

  • Cilësisë dhe rëndësisë artistike të propozimit
  • Inovacionit dhe qasjes eksperimentale
  • Përputhshmërisë me programin e Galerisë

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për afatet dhe organizimin e ekspozitave.

7. Informata shtesë

Galeria e Fakultetit të Arteve mbështet zhvillimin e artit bashkëkohor duke ofruar një hapësirë për prezantim, kërkim dhe eksperimentim artistik.

Ftojmë të gjithë krijuesit të bëhen pjesë e këtij programi dhe të kontribuojnë në pasurimin e skenës artistike bashkëkohore!


Fakulteti i Arteve
Universiteti i Prishtinës