Intelligence Acoustic Concerts “IA concerts” është një rrugëtim i ri muzikor, me qëllim të vendos në qendër fuqinë e vërtetë të inteligjencës humane muzikore, inteligjencës akustike “IA”. Në këtë projekt, muzika klasike pianistike dhe ajo instrumentale lidhen me kreativitetin e interpretimit, në mënyrë që akustika të mbetet e pacenuar dhe e pamposhtur, në relacion me të arriturat e Inteligjencës Artificiale AI.
Në këtë mbremje në bashkëpunim me muzikantë të mirënjohur vendor dhe ndërkombëtar në formacion Trio për violinë, violinçello dhe piano do të rrugëtojmë në tinguj të hershëm klasik, duke vazhduar me gjenerim muzikor nga AI dhe transkriptim, pastaj me vepër të kohës sonë dhe duke u kthyer në tingullin iluzionar të stilit impresionist! Për të afruar konceptin e projektit edhe në aspekt optik, projektit do të ndërlidhet me instalacione dhe art konceptual dhe një marketing mediatik.
Koncerti është konceptuar nga Prof. Alberta Troni, e cila është themeluese e projektit. Aktiviteti do të mbahet më 16 Prill 2026, në ora 19:30, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qëndrore Universitare Prishtinë dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Performojnë Trio Ansambël:
Visar Kuçi – violinë
Nil Kocamangil – violinçello (Turqi)
Alberta Troni – piano
Programi: W.A.Mozart , AI, Liburn Jupolli, C. Debussy
