Fakulteti i Arteve – Departamenti i Artit Muzikor informon komunitetin akademik dhe publikun e gjerë mbi rezultatet e arritura nga studentet e Universitetit të Prishtinës në kuadër të Festivali Mbarëkombëtar “Jorgjia Truja”, zhvilluar më 17–20 prill 2026.
Nën mentorimin profesional të profesoreshës Besa Llugiqi, studentet dëshmuan nivel të lartë të përgatitjes artistike dhe kompetencave interpretative, duke u vlerësuar me çmime kryesore të këtij festivali:
Grand Prix “Jorgjia Truja” – Bademe Krasniqi (viti i parë)
Çmimi Absolut (100 pikë) – Bademe Krasniqi
Çmimi Absolut (100 pikë) – Martina Lekaj (viti i parë Master)
Çmimi për standard të lartë teknik – Martina Lekaj
Çmimi i Parë – Altina Selmanaj (viti i parë)
Këto arritje përbëjnë një tregues të rëndësishëm të cilësisë së procesit mësimor dhe të punës artistike në kuadër të Fakultetit të Arteve – Departamenti i Artit Muzikor, si dhe reflektojnë përkushtimin institucional në përgatitjen profesionale të studentëve në përputhje me standardet bashkëkohore të edukimit artistik.
Fakulteti i Arteve vlerëson kontributin e profesoreshës Besa Llugiqi në formimin dhe orientimin artistik të studentëve, si dhe shpreh mirënjohje ndaj organizatorëve të festivalit për promovimin e vlerave artistike dhe mbështetjen e talenteve të reja.


