“Ura me tri harqe” Prishtinë 21-22. Maj 2026

19 Maj 2026
SHARE

Kam kënaqësinë t’ju informoj se Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës këtë vit është nikoqir i edicionit të XVI të manifestimit ndëruniversitar artistik “Ura me tri harqe”, i cili do të mbahet më 21–22 maj 2026 në Prishtinë.

Ky manifestim tradicional organizohet në bashkëpunim ndërmjet:

Fakultetit të Arteve – Universiteti i Prishtinës
Universitetit të Arteve – Tiranë
Fakultetit të Arteve – Universiteti i Tetovës

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të prezantohen punime dhe projekte artistike të studentëve nga të tri institucionet pjesëmarrëse.

Ju ftojmë që, sipas mundësive, të bëheni pjesë e aktiviteteve dhe të kontribuoni në mbarëvajtjen dhe promovimin e këtij manifestimi të rëndësishëm artistik dhe akademik.

Bashkëngjitur gjeni programin të manifestimit.