Vizita e Ambasadorit të Hungarisë në Fakultetin e Arteve

02 Mars 2026
SHARE

Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof Dr. Hazir Haziri bashkë me Prodekanën e Departamentit të Muzikës Prof. asoc. Florita Raifi, priten sot (2 mars 2026) Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e tij Laszlo Istvan Dux dhe bashkëshorten e tij, Zonjën Zsuzsanna Gyurina.

Gjatë takimit, të realizuar në ambientet e Fakultetit, në një atmosferë miqësore u diskutuan mundesitë e bashkëpunumit të dy shteteve në fushat e artit në përgjithësi -  arteve vizuele, arteve të dramës dhe arteve muzikore, me ç’rast u theksua gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit dhe për gjetjen e formave të reja të zhvillimit të tij.

Veçanërisht u theksua mundësia e përkrahjes së studentëve të Fakultetit tonë përmes bursave nga institucionet universitare hungareze për studime të nivelit bachelor dhe master, me ç’rast u bë fjalë edhe për përkrahjen e arsimimit të avancuar për profilet të cilat te ne aktualisht nuk ekzistojnë.

Duke falënderuar përfaqësuesin e shtetit hungarez në vendin tonë për vizitën në Fakultetin e Arteve, nikoqirët shprehin mirënjohje dhe gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në të ardhmen, në funksion të zhvillimit të kulturës dhe arsimit artistik.