Festivalet

UPward

Aktivitete nga dita e parë e festivalit UPward!

Dita e parë e Universitetit veror nisi me punëtorinë e organizatës prestigjioze eQuinoxe Europe, ku studentët patën mundësinë të ndjekin leksione nga ekspertët ndërkombëtarë të filmit, Ellen Winn Wendel dhe Claire Dobbin AM. Ata vlerësuan lart talentin dhe përgatitjen profesionale të studentëve pjesëmarrës.

Aktivitet vazhduan me edicionin e parë të festivalit të filmit studnetor "UPward" me hapjen solemne në Kino ABC, ku me një fjalë rasti Dekani Hazir Haziri dhe Rektori Qerim Qerimi uruan organizatorët për këtë nismë shumë të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës dhe industrinë e filmit kosovar. Me rastin e hapjes u shfaq filmi i punuar si temë diplome nga studentja Hana Bucaliu.

Aktiviteti i radhës ishte një sesion i përbashkët mes profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të ndryshme vizitore nga Spanja, ku profesorët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave Kosovë-Spanjë në fushën e arsimit dhe kinematografisë.

Kjo ditë e suksesshme u përmbyll me një darkë të përbashkët të organizuar nga Universiteti Veror i Prishtinës. 🌐🎓

#Universitetiveror #prishtinasummeruniversity #UPwardfestival #eQuinoxeEurope #UniversitetiPrishtinës #KinoABC #FilmiKosovar #BashkëpunimiNdërkombëtar

FOTO GALERA - DITA 1